VIDEO/ Shpërtheu me tritol një makinë e një lokal, kapet 41-vjeçari i dënuar më parë për vrasje

483
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 41-vjeçar si autor të dyshuar të dy ngjarjeve kriminale, të shkatërrimit të pronës me eksploziv.
Bëhet fjalë për dy ngjarje të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015, të cilat policia ka arritur t’i zbardhë dhe dokumentojë me prova ligjore autorësinë.

Shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 05.09.2017 në kuadër të operacionit “Deja Vu”, ndaluan shtetasin:

– Eduart Dushku, 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes”.
Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi është dokumentuar me prova ligjore që ky shtetas është autor i 2 ngjarjeve të mëposhtme të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015:
– Ngjarjes së ndodhur më datë 09.12.2014, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është djegur me lëndë djegëse automjeti tip “BMË”, në pronësi të shtetasit A.P., 65 vjeç.
– Ngjarjes së ndodhur më datë 25.02.2015, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është dëmtuar më lëndë plasëse eksploziv, lokali në pronësi të të shtetasit A.B., 40 vjeç.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkatërrim prone me zjarr” dhe “Shkatërrim prone me eksploziv”.
Sigal