VIDEO/ Shpërthehet me eksploziv “Audi” në Vlorë, nuk ka të lënduar

621
Shpërthimi me eksploziv i një automjeti ka tronditur Vlorën në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nga informacionet paraprake mësohet se lënda plasës i është vendosur një automjeti tip “Audi” me targa AA 008 RC, në pronësi të shtetasit Demir Shehu.
Mësohet se shpërthimi ka ndodhur pranë pyjores, në zonën e njohur si Pylli i Sodës.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Policia e mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Sigal