VIDEO/ Shkatërrohet banda e drogës në Krujë, 4 të arrestuar. Emrat

494
Një sasi prej 43 kg drogë e llojit kanabis është sekuestruar sot nga efektivë të policisë së Durrësit, që kanë arrestuar katër persona.
Në operacionin e koduar ”Qereka”, në pranga janë vënë:
•Ferdinand Topi, 48 vjeç, banues në Qerekë, Krujë;
•Agron Kurti 39 vjeç, banues në Qerekë, Krujë;
•Pëllumb Boja, 35 vjeç, banues në Qerekë, Krujë;
•Lajdan Boja, 24 vjeç, banues në Qerekë, Krujë, vëllai i Pëllumbit.
Droga u gjet në banesën e një prej tyre.
Në bazë të informacioneve që dispononin Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Ferdinand Topit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• Rreth 43 kg lëndë narkotike kanabis;
• Dy peshore elektronike dore;
• Një automjet tip Benz në pronësi të shtetasit Agron Kurti;
• Një automjet tip Golf në pronësi të vëllezërve Boja
• 4 aparatë telefoni celular.
Të arrestuarit u kapën në flagrancë duke përgatitur lëndën narkotike, futur në thasë me ngjyrë të zezë, me qëllim për ta shitur në qytetin e Tiranës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.
Sigal