VIDEO/ Shisnin kokainë në lokalet e ish-Bllokut, momenti i arrestimit të dy trafikantëve

441
Policia e Shtetit ka publikuar momentet nga arrestimi i dy personave, të cilët akuzohet se shpërndanin kokainë në lokalet e natën në Tiranë, në zonën e ish-Bllokut.
Burime policore thanë se në pranga ranë 37-vjeçarët Ermir Bajramaj dhe Besim Hajdaraj, të dy banues në Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “High Class” në automjetin tip “Nissan micra” me targë DR 3425 F, u gjet 1 kg kokainë.
“Dy shtetasit e lartpërmendur qarkullonin me automjetin tip “Nissan micra” me targë DR 3425 F, që drejtohej nga shtetasi Ermir Bajramaj dhe janë kapur në flagrancë, ku gjatë kontrollit të automjetit u gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Kokainë” e cila pas peshimit rezultoi 1 kg e 52. 8 gr.
Lënda narkotike ishte e destinuar të shitej në qytetin e Tiranës, në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut. Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283 e 25 e Kodit Penal”, thuhej në komunikatën e policisë.
Sigal