VIDEO/ Sherr me grushte mes nxënësve të gjimnazit ‘Ismail Qemali’. Pamjet

1092
Një grup nxënësish janë përfshirë në një sherr masiv që ka degjeneruar në grushte e shqelma. Këto janë pamjet ngjarjes që ndodhi në mesditë në Tiranë në rrugën “Ali Demi” përballë ATSH-së.
Në këtë zonë gjendet gjimnazi “Ismail Qemali” dhe shkolla 9 vjecare “1 Maji”. Besohet se nxënësit e përfshirë në sherr janë gjimnazistë të ‘Ismail Qemalit’.
Siç shihet policia ka ndërhyrë për ti ndarë, ndërsa nuk dihet nëse ka nxënës të lënduar nga ky sherr.
Pritet të mësohen informacione të tjera rreth ngjarjes.