VIDEO/ Sërish drogë në Tepelenë, asgjësohet 1750 bimë kanabis, pranga 2 kultivuesve

400
Policia e Tepelenës ka asgjësuar 1750 bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Nivicë dhe ka vënë në pranga dy persona.
Sipas të dhënave zyrtare është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Kurtes” ku në vendet e quajtura “Gropa e Batës”, dhe “Kurtes” në fshatin Nivicë, u gjetën të kultivuara në tokë të hapur rishtas 1750 bimë kanabis. Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Demo Zana, 22 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë;
Agim Zana, 42 vjeç, banues në fshatin Nivicë, Tepelenë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Sigal