VIDEO/ Sekuestrohen mbi 32 kg kanabis në Durrës, në kërkim pronari i dyqanit

522
Policia e Durrësit ka sekuestruar sot 32.4 kg kanabis Sativa. Në kuadër të operacionit të koduar “The Shop” një person është shpallur në kërkim, pronar i ambientit të një dyqani, vend ku ishte fshehur edhe droga.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit të lëndëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative ditën e djeshme kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar” The Shop”.
Më datë 05.09.2017, në lagjen Nr.17/1, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në një dyqan(në gjendje jo-funksionale) u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-rreth 32.4 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.
Është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e pronarit të ambientit ku u gjet lënda narkotike, shtetasi:
-L. C. 41 vjeç, banues në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.
Sigal