VIDEO/ Sekuestrohen kokainë dhe para në Vlorë, dy të arrestuar (Emrat)

420
Sigal

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar ‘Vjeshta’, ndërsa ka sekuestruar kokaine dhe para të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Policia bën me dije se ka arrestuar autorin Artan Agolli, 48 vjeç. Gjithashtu në kuadër të këtej operacioni është arrestuar edhe Marjo Kola, 42 vjeç, banues në Sarandë, pasi në lokalin ku punonte si banakier u gjetën 4 gramë lëndë narkotike e dyshuar si “Kokainë”.

Njoftimi i policise:

Finalizohet operacioni antidrogë “Vjeshta”. Sekuestrohen kokainë e para të përfituara nga aktiviteti kriminal. Arrestohet në flagrancë autori. Ndërkohë në Sarandë është kapur dhe arrestuar një tjetër shtetas që shpërndante kokainë me doza.

Gjithashtu në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me armë zjarri, apo që trafikojnë lëndë narkotike, gjatë kontrolleve të ushtruara në territorin e Qarkut Vlorë, nga Forca e Posaçme Operacionale me mbështetjen e FNSH, janë shoqëruar për verifikim 28 persona kryesisht ata me precedent penal.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kënë organizuar, zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin antidrogë “Vjeshta”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Artan Agolli, 48 vjeç, lindur në fshatin Zvarisht, Korçë dhe banues në fshatin Dhërmi Vlorë.

Sipas hetimeve me metoda speciale, u bë i mundur lokalizimi i vendndodhjes së personit dhe në mënyrë të mirëorganizuar dhe profesionale u arrit kapja në kushtet e flagrancës e shtetasit Artan Agolli, në godinën ku edhe jetonte përkohësisht në fshatin Dhërmi, Vlorë.

Nga kontrolli i banesës, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale drogë, materiale tė ndryshme dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike :

▪ 107 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Kokainë”.
▪ 353.000 (treqind e pesëdhjetë e tre mijë) lekë të rinj, 875 (tetëqind e shtatëdhjetë e pesë €) Euro, si dhe 100 (njëqind $) dollarë.
▪ Një automjet i markës “Mercedes Benz”, një peshore elektronike, dy aparatë celularë.

Ndërkohë në Sarandë, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin: Marjo Kola, 42 vjeç, banues në Sarandë, Menaxher dhe Banakier në një lokal. Kapja dhe arrestimi i tij u bë në lokalin ku punon pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banakun e këtij lokali, u gjet dhe u sekuestrua 4 gramë lëndë narkotike e dyshuar si “Kokainë”.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.