VIDEO/ Publikohen pamjet, ja mekanizmi që përdornin shqiptarët për të vjedhur banesat në Itali

637
Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë së apartamenteve, kanë ‘fundosur’ një bandë hajdutësh me shqiptarë, ndërsa në pranga ranë 11 persona.
Karabinierët e Milanos kanë publikuar videon, ku shihet se si shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, përdornin teknikat e tyre për të hyrë nëpër apartamente. Në videon në fjalë shihen dy persona, me xhupa me kapuç, njëri hipur sipër kangjellave të ballkonit të një apartamenti, ndërsa tjetri e mban që të mos bjerë.
Shqiptarët përdorin një mekanizëm, tip gërshërë hekurash, duke hapur nga sipër derën, e më pas futen brenda.
Sigal