VIDEO/ Pranga komandos dhe shokut të tij, shisnin droga të forta në Tiranë. Ja emrat

823
Dy persona janë vënë pranga në Tiranë, për shitje të drogave të forta. Njëri prej të cilëve me funksion ushtar profesionist në Komandon e Forcave Tokësore.
Sekuestrohen drogë dhe armë. Në pranga janë vënë:
– Xhuljano Kasa, 22 vjeç, banues në Tiranë (me funksion ushtar profesionist në Komandën e Forcave Tokësore)
– Denis Kanani, 21 vjeç, banues në Tiranë.
Këta dy persona janë konstatuar të ulur në një lokal në rrugën “Llambi Bonata”, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në tavolinën ku këta dy shtetas ishin ulur janë gjetur qese të tejdukshme me lëndë të dyshuar narkotike, të mbuluara me një xhup.
 
Në vijim janë ushtruar kontrolle në banesat e dy shtetasve të mësipërm ku:
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Xhuljano Kasa, poshtë dyshekut të krevatit është gjetur një qese me sasi të konsiderueshme pluhuri të bardhë, ( i ndarë në doza) dhe një dokument identifikimi ushtarak, të cilin e paraqiste për t’iu shmangur kontrolleve të policisë, ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Denis Kanani, është gjetur një pistoletë e tipit “Magnum”, me kalibër 9 mm.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
– 79 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit kokainë.
– 582 lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
– pistoletë e llojit “Magnum”, e kalibrit 9 mm.
– 3 telefona celularë.
– dokument identifikimi ushtarak ( i shtetasit Xhuljano Kasa).
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Sigal