VIDEO/Policia ndalon urbanin, kontrolle për gjetjen e ‘skifterit’

459
Sigal

Grabitjet në linjat e urbanëve të Tiranës janë kthyer në një fenomen shqetësues për qytetarët.

Shpesh denoncimet e qytetarëve mbesin pa autorë, pasi në të shumtën e rasteve hajdutët janë aq profesionistë sa arrijnë të grabisin në momentet e fundit kur zbresin në stacion dhe kur qytetari e kupton, është shumë vonë.

Gjatë ditës së sotme, policia është sinjalizuar për një grabitje në urbanin e linjës së ‘Tiranës së Re’.

Pas marrjes së sinjalizimit, autobusi është ndaluar tek Pallati i Sportit ‘Asllan Rusi’, ku qytetarët janë kontrolluar të gjithë teksa zbrisnin nga autobusi.

Nuk dihet ende nëse policia ka arritur të gjejë ‘skifterin’ dhe ta arrestojë.