VIDEO/ “Policia mos lëviz”, si u kapën në befasi tutorët e prostitutave në hotel. Në pjatë kokaina gati

489
Policia e Tiranës ka goditur një grup që ushtronte aktivitetin e paligjshëm të shfrytëzimit të prostitucionit në kryeqytet. Dhjetë persona kanë përfunduar në pranga, kryesisht organizatorë dhe tutorë që shfrytëzonin vajza të moshave të ndryshme si prostituta në hotelet e Tiranës për një shumë që varionte nga 50 deri në 150 euro.
Operacioni i policisë “Taksi e lirë 2” i ka zënë në befasi tutorët që janë gjetur në dhomat e hotelit. Megjithëse nuk kanë pasur shumë të mëdha monetare me vete, është gjetur një sasi kokaine që me sa duket përdorej nga vajzat që shfrytëzoheshin por edhe nga klientët e tyre.
“Policia mos lëviz”, dëgjohet thirrja e shefit të operacionit, i cili është civil dhe më pas hyrja e menjëhershme në dhomë. Ndiqni videon.
Sigal