Publikohen më poshtë pamjet e mësymjes së policisë në banesat e ‘’të fortëve” të Niklës, gjatë operacionit të zhvilluar në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Në videon e mëposhtme shihet momenti sesi forcat RENEA dhe FNSH hyjnë në banesa dhe kontrollojnë për armë dhe municione, si dhe shoqërojnë disa nga personat e dyshuar.
Kujtojmë se pas operacionit 5 persona u vunë në pranga, ndërsa u la i lirë, Flamur Haka, i cili njihet ndryshe dhe si kapoja i bandës së Niklës.
Personat që u arrestuan në fund nga ana e policisë janë: Lutfi Haka, djali i tij Marklen Haka,Ylli Çangu, Skender Leza, Valter Bami.
Gjate kontrollit të ushtruar u gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provave materiale: Një armë zjarri Pistoletë e markës Bareta, me Nr L95899Z. Një arme zjarri Revolver “Trident” , me nr 10883. 28 copë fishekë luftarake me kaliber 9mm. Tre arme gjahu. Një pushke sportive pleumatike.