VIDEO/ Policë të veshur civilë, shihni momentin e arrestimit të tre të ‘fortëve’ në Fier

515
Pamjet që shihni tregojnë momentin e arrestimit të 3 të ‘fortëve’ në Fier, të cilët akuzohen për trafik droge, vrase dhe rrëmbime personi. Kështu, në kuadër të operacionit “Forca e ligjit” u bë e mundur prangosja e Kujtim Kuçit, Bashkim Ahmeto si dhe Dritan Tushës.
Në video shihet se si punonjësit e policisë, të veshur civilë, kanë hyrë në lokalin në pronësi të një prej të arrestuarve dhe I kanë ndaluar të tre këta persona. Arrestimi i tyre u krye mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se dispononin lëndë narkotike. Mbi bazën e këtyre të dhënave, u ushtrua kontroll në lokalin në pronësi të shtetasit Kujtim Kuçi, në fshatin Fermë Çlirim.
Gjatë ndërhyrjes së policisë në ambientet e lokalit janë ndaluar shtetasit e mësipërm dhe pas kontrollit, shtetasit Kujtim Kuçi iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri e markës Glock dhe 2 krehra me fishekë.
Shtetasit Bashkim Ahmeto iu gjet dhe sekuestrua 1 pako me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë e markës Glock dhe një krëhër me fishekë. Shtetasit Dritan Tusha iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Sigal