VIDEO/ Plagosën dhe i vunë tritol një shtetasi, pranga porositësit dhe dy bashkëpunëtorëve

481
Sigal

Finalizohet operacioni i koduar “Kurbini”, ndërsa në pranga ka rënë 3 persona, pasi akuzohen se të përfshirë në një ngjarje të rëndë kriminale. Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjet e ndodhura me 18 korrit dhe 17 gusht të vitit të kaluar, ku shtetasit N.K., i është bërë antantat duke e plagosur me armë zjarri si dhe makinës së tij i është vendosur lëndë eksplozive.


NJOFTIMI I POLICISE
Hetim me metoda proaktive nga Policia e Kurbinit dhe Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin. Identifikohet autori i dyshuar si organizator dhe porositës i kryerjes së këtyre veprave penale ndaj shtetasit N.K. Falë një pune profesionale të mirëorganizuar, lokalizohet dhe kapet ky autor i dyshuar
Arrestohen edhe 2 shtetase të tjera për “Falsifikim dokumentesh”. Më datë 06.06.2018, pas një pune intensive hetimore disa mujore ndjekur me metoda proaktive hetimi, nga strukturat për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Kurbini”.

Si rezultat i tij, u bë i mundur zbardhja e 2 ngjarjeve kriminale të ndodhura me datë 18.07.2017 ku shtetasit N.K. banues në Fushë-Milot i kanë vendosur lëndë plasëse eksplozive mjetit të tij si dhe ngjarjes së ndodhur me datë 17.08.2017, ku po ndaj këtij shtetasi është bërë atentat me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur, duke u identifikuar autori i dyshuar si organizatori dhe porositësi i kryerjes së këtyre ngjarjeve kriminale. Pas një pune të mirëorganizuar profesionale, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e këtij shtetasi për tu vendosur para përgjegjësisë ligjore, konkretisht:

– F.Gj, 57 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë.
Për këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Vrasje me paramendim’ mbetur në tentativë” dhe “Shkatërrim prone me eksploziv” kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 78-22-25 të Kodit Penal dhe 152 të Kodit Penal.

Motivi i këtyre ngjarjeve dyshohet një konflikt i ndodhur që në vitin 1997 në fshatin Fan të Mirditës, i cili ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit duke mbetur të vrarë 2 shtetas dhe plagosur shtetasi F.Gj dhe një shtetas tjetër.
Për këtë ngjarje është dënuar shtetasi N.K. për veprat penale “Vrasje me dashje” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.
Po në lidhje me këtë operacion, janë ndaluar edhe shtetaset:
– A.I. 23 vjeçe, banuese në Vlorë
– I.K. 20 vjeçe, banuese në Vlorë
Edhe për këto 2 shtetase Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me datë 05.06.2018, në mungesë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM” parashikuar nga nenet 186/2 dhe 293/d të Kodit Penal pasi këto shtetase kanë falsifikuar dokumentet duke pajisur me karta SIM celulari autorët e dyshuar të këtyre ngjarjeve, shtetasin F. Gj dhe ekzekutorin.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes për identifikimin e ekzekutorit të ngjarjeve dhe kapjen e vendosjen e tij para përgjegjësisë ligjore. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti tip BMË X5 në pronësi të shtetasit Fran Gjoka. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.