Video/ Përplasje në autostradën Fier-Lushnje, kamioni përfundon i përmbysur anës rrugës

501
Sigal

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Fier-Lushnje.

Një kamion është përplasur me një autoveturë në zonën e Vajkanit, ku për pasojë kamioni është përmbysur dhe ka dalë jashtë rruge.

Ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Momentalisht, kamioni i ngarkuar me kripë, ndodhet i përmbysur anës rrugës.