VIDEO/ Përdhunoi vajzën 13-vjeçe, arrestohet. Emri

Një i ri, i dënuar nga gjykata e Elbasanit për përdhunimin e një vajze 13-vjeçe është arrestuar nga Policia.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë ndalimin e Spanjoll Buzhanit, 24 vjeç, i shpallur në kërkim.

Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendim penal më datë 08.07.2016, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13 vjeçare.