VIDEO/ Pamjet e rënda, viktimat nxirren nga kanali në Fier

493
Një makinë tip Suzuki përfundoi në kanal në rrugën Levan- Tepelenë dhe tre persona kanë humbur jetën. Policia dyshon se ata janë burrë e grua të moshës 65 vjeç dhe një grua tjetër e afërme e çiftit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Varibop dhe makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanalin me ujë. Policia po kërkon edhe për një viktime tjetër, pasi dyshohet se në makinë udhëtonin katër persona dy burra dhe dy gra që ktheheshin nga një dasëm.
Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës. Në pamjet e siguruara duken qartë se janë momentet e para kur autoritetet po nxjerrin trupat e pajetë nga kanali me ujë.
Sigal