VIDEO/ Operacion antidrogë në Vlorë, arrestohet 55-vjeçari, 2 në kërkim

516
Gjatë një operacioni, Policia e Vlorës ka arrestuar një 55-vjeçar, pasi është kapur me 5 kilogram kanabis si dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë, pasi akuzohen për vjedhje.
Policia Vlorë ka vijuar punën lidhur me evidentimin e veprave të ndryshme penale dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore autorët kryerës së tyre, bazuar në këtë kuadër Strukturat Policore kundër narkotikëve në DVP.Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: J. A, 55 vjeç, banues në Brataj,Vlorë.
Këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar nga policia në një depo pranë banesës tre thasë me material bimor në gjendje të thatë me lëndë narkotike Cannabis Sativa, me peshë 5 kilogram.
Ndërkohë efektivët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasve:
E. A, 28 vjeç, banues në Vlorë dhe E.T, 23 vjeç, banues në Vlorë.
Për të dy shtetasit e mësipërm Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, i ka dënuar me Vendimin Penal Nr.661 datë 03.12.2015, për veprën penale ”Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme proceduriale.
Sigal