VIDEO/ Operacion antidrogë, kush është camorristi i arrestuar në Shqipëri

538
Sigal

Gjykata e Napolit ka vendosur 16 arreste me burg dhe 15 në shtëpi, ndërkohë që nëntë persona të tjerë do të kenë detyrimin të paraqiten në polici.

Karabinierët kanë shkatërruar një rrjet të shpërndarjes së drogës. Të dyshuarit janë persona pranë klaneve mafioze Belforte e Piccolo-Letizia të Camorras Napolitane.

Hetimet kanë nisur që në shtator 2014 dhe në përfundim të tyre është arrestuar edhe një person në Shqipëri, i akuzuar edhe për vrasjen e një trafikanti droge shqiptar.

Nuk bëhet i ditur emri i të arrestuarit.

Janë sekuestruar rreth 6 kile drogë, midis tyre marijuanë, hashash, e kokainë.