VIDEO/ Një tjetër aksident i frikshëm në Vlorë, makina ngre në ajer burrin me biçikletë

379
Sigal

Një aksident i frikshëm ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune rreth orës 11:20, në rrugën e njohur si Transballkanikja e Vlorës, ku një automjet ka përplasur një qytetar që lëvizte me biçikletë.

Sipas policisë, në vendin e quajtur “Ish-Agjensia e Vjetër” pranë një mobilerie, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin H.B., ka goditur aksidentalisht një burrë rreth të 60-tave, me iniciale E. R, i cili ka mundur të shpëtojë mrekullisht nga përplasja, siç thotë edhe policia.

Banorët atje ankohen se vendi ku ka ndodhur aksidenti është shumë i rrezikshëm, pasi mungon rotondoja, duke u bërë shpeshherë shkak për aksidente.

Ndërkaq, grupi hetimor ndodhet ende në vendngjarje dhe po punon për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.