VIDEO/ Në makinë me një polic, si e pësoi shoferi me 8 gjoba të papaguara

71
Policia Rrugore e Tiranës në vetëm një javë ka vendosur 2.764 gjoba ndaj shkelësve të kodit rrugor. Masat e marra kanë për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.
Mësohet gjithashtu se në bazë të shkeljeve që kanë kryer, 110 shoferëve iu është hequr patenta.

Në videon e shpërndarë nga Policia Rrugore e Tiranës shfaqet edhe momenti kur i bllokohet makina një personi që kishte 8 gjoba të papaguara. Ndonëse ai udhëtonte me një polic, rrugorët i thanë qartë se bashkë me kolegun duhet të shkonte në pikë bllokimi.

MASAT
Në kuadër të masave të marra për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë javës që lamë pas janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 2.764 raste:
– 312 raste për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
– 287 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
– 137 për parakalim të gabuar.
– 65 për shpejtësi tej normave të lejuara.
– 150 për mospërdorim të kaskës mbrojtëse
Pjesa tjetër për shkelje të ndryshme si: mosrespektimi i semaforit, parkim i gabuar, mungesë dokumentacioni të mjetit etj.
Janë pezulluar 110 Leje Drejtimi.
Nga këto:
– 19 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
– 65 për shpejtësi tej normave të lejuara.
– 26 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Po gjatë javës së kaluar janë arrestuar 29 drejtues mjetesh nga këta:
– 11 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
– 18 për drejtim mjeti pa Leje Drejtimi

Policia Rrugore e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në drejtim të parandalimit të aksidenteve rrugore, për minimizimin e shkeljeve të Kodit Rrugor me qëllimin e vetëm sigurinë e jetës #policiaqeduam