VIDEO/ Ndiqni pamjet, si u arrestua në shtëpi nga Policia dhe FNSH, grabitësi në Vlorë

107
Policia e Vlorës dhe FNSH-ja kanë zhvilluar një operacion për kapjen e Pjetro (Marian) Meçajt, 22-vjeçarit nga Vlora, që grabiti katër ditë më parë nën kërcënimin e thikës një supermarket në Vlorë !

Shikoni pamjet e operacionit.
Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në katin e tretë të banesës së tij në lagjen ”10 Korriku”, i ka gjetur dhe sekusetruar në cilësinë e provës materiale sendet që ka përdorur për grabitjen e dyshuar,konkretisht 3 thika, maskat, veshjet dhe kasa e vjedhur. Gjithashtu i është gjetur dhe sekuestruar 5.74 kilogram lëndë narkotike Cannabis Sativa, në gjendje të thatë të paketuar