VIDEO/ Me automatik rrugëve të qytetit, 18-vjeçarit i gjendet arma e fshehur në “Benz”

510
Një 18-vjeçar nga Peshkopia është arrestuar ditën e sotme, pasi gjatë kontrollit në makinë i është gjetur një armë zjarri. Sipas policisë së Dibrës, pasi informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas lëvizte me armë zjarri, uniformat blu janë vënë në lëvizje.
Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Sadi. R, 18 vjeç, banues në Peshkopi.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, në pjesën e bagazhit i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatik dhe 190 fishekë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet proceduriale kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.


Sigal