VIDEO/ Me 7 kg hashash në makinë, arrstohet 37 vjeçari. Emri

614
Sigal

Eshtë arrestuar në Elbasan një trafikant droge. Policia njofton se gjatë një operacioni antidrogë të koduar “Bradasheshi” është arastira në f;agrancë Artur Gjolena, 37 vjeç, banues  në  Tiranë, si dhe u procedua ne gjendje te lirë V.K., 45 vjeçe, banuese në Laç.

Ja njoftimi i plotë i policisë së Elbasanit:

Finalizohet një tjetër operacion antidrogë i koduar “Bradasheshi”
Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan.
Arrestohet në flagrancë  poseduesi i lëndës narkotike.
Si dhe procedohet penalisht në gjendje të lirë një shtetase (pasagjere), për mos kallëzim krimi.
Sekuestrohet 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa  në formë çokollate.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, kanë zhvilluar dhe  finalizuar operacionin policor të koduar “Bradasheshi”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi:
• Artur Gjolena, 37 vjeç, banues  në  Tiranë.
Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë  për “Mos kallëzim krimi”, shtetasja: (pasagjere në mjetin ku u gjet lënda narkotike)
• V.K., 45 vjeçe, banuese në Laç.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se në aksin rrugor  Peqin-Elbasan, ky shtetas po trasportonë një sasi lëndë narkotike për ta shitur, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij me targa  TR 3692 J, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa  në formë çokollate.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykates së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”,  ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” të parashikuar nga nenet 283, 291 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Artur Gjolena, dhe për veprën penale “Moskallëzimi i Krimit” të parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal në ngarkim të shtetases V.K.