VIDEO/ Me 5 kg eksploziv, shikoni si hidhet në erë ndërtesa 5-katëshe në Fier

561
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka kryer një tjetër rrëzim me shpërthim të kontrolluar të një objekti në Fier, i pesti i shembur në këtë mënyrë.
Shpërthimi është kryer sot rreth orës 12:00 ku është prishur një objekt pesë kate i lartë, ndërkohë që në trupin e tij ishin hapur 300 furnella (vrima) ku u vendosën 5 kilogramë lëndë plasëse.
Prej ditësh IKMT është duke punuar në qytetin e Fierit në kuadër të projektit të rehabilitimit të lumit Gjanica dhe qendrës së Fierit. Operacioni i sotëm ishte gjithashtu pjesë e këtij plani.
Spacialistët e IKMT kanë marrë masat e sigurisë për kryerjen pa asnjë dëm të shpërthimit.
Sigal