VIDEO/ “Mbaje, mbaje atë Benz-in”, “shefi” jep urdhra në radio, kapet mat shoferi

494
Edhe gjatë mbrëmjes së djeshme rrugorët e Tiranës kanë vijuar aksionin me radar për parandalimin e shpejtësisë tej normave te lejuara.
Teksa monitoronin situatën në “Rrugën e Kavajës” ata kanë pikasur një makinë që lëvizte me shpejtësi tejet të lartë.

Polici që vëzhgonte radarin ka dhënë urdhër me radio që Benz-i të ndalohej menjëherë e t’i komunikohej masa, pasi lëvizte në qendër të banuar.
“Eni mbaje atë Benz-in, mbajë, është me 119 km në orë brenda qendrës se banuar”- thotë ai.
“S’ka koment për këtë”, thotë policia, duke sqaruar se shoferi në fjalë rrezikon t’i pezullohet Leja e Drejtimit për tre muaj.
Sigal