VIDEO/ Manovra të rrezikshme në rrugë, policia kap shoferin e dehur

600
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore janë konstatuar dhe proceduar 10 drejtues mjetesh, nga të cilët 4 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 6 të papajisur me Leje Drejtimi.
25 Leje Drejtimi të pezulluara për shpejtësi tej normave të lejuara,
17 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit,
111 masa administrative për përdorim celulari,
67 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit,
43 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,
9 masa administrative për shkelje të semaforit.
Qytetarët kanë sinjalizuar Policinë Rrugore, duke e informuar se në rrugën “Konferenca e Pezës”, në zonën e Kombinatit, një automjet po ecte në mënyrë të parregullt dhe bënte manovra tejet të rrezikshme, duke u bërë rrezik potencial për jetën e tij dhe përdoruesve të tjerë të rrugës. Menjëherë pas sinjalizimit u organizuan shërbimet e Policisë Rrugore, të cilët arritën të konstatojnë dhe ndalojnë në kohë drejtuesin e mjetit me iniciale T.K., 31 vjeç. Nga verifikimi me aparat Drager, ky shtetas rezultoi nën efektin e alkoolit në masën 1,09 mg/l në testin e parë dhe 1,10 mg/l në testin e dytë. Në këto kushte u bë kapja në flagrancë dhe arrestimi i këtij shtetasi, për veprën penale të parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt në gjendje të dehur”.
Në rrugën “Don Bosko”, shtetasi me iniciale D.Z 45 vjeç, është konstatuar dhe arrestuar se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.73 mg/l.
Në rrugën “Hamdi Pepa”, shtetasi me iniciale A.T ,39 vjeç, është konstatuar dhe arrestuar se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masë 0.53 mg/l testi i parë, testi i dytë 0.57 mg/l.
Në rrugën interurbane dytësore Durrës-Tiranë, shtetasi me iniciale A.C 43 vjeç, është konstatuar dhe arrestuar se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.50 mg/l, testi i parë, testi i dytë 0.50 mg/l.
Ndërkohë gjatë kontrolleve policore në zonën urbane dhe interurbane, deri në keto momente janë konstatuar dhe proceduar 6 shtetas të tjerë, të cilët drejtonin motomjete, të papajisur me Leje Drejtimi, dhe konkretisht:
Në rrugën “Skënderbej” shtetasi me iniciale H.V., 54 vjeç është konstatuar dhe verifikuar se drejtonte motomjetin pa Leje Drejtimi.
Në rrugën “Skënderbej” shtetasi me iniciale B.D., 61vjeç është konstatuar dhe verifikuar se drejtonte motomjetin pa Leje Drejtimi.
Në rrugën e “Dibrës” shtetasi me iniciale H.XH., 43 vjeç është konstatuar dhe verifikuar se drejtonte motomjetin pa Leje Drejtimi.
Në rrugën “Marikaj”, Vorë shtetasi me iniciale E.K., 31 vjeç është konstatuar dhe verifikuar se drejtonte motomjetin pa Leje Drejtimi.
Në rrugën “Hamdi Pepa”, shtetasi me iniciale K.Ç 28 vjeç është konstatuar dhe verifikuar se drejtonte motomjetin pa Leje Drejtimi.
Në Paskuqan, shtetasi N.F është konstatuar dhe verifikuar se drejtonte motomjetin pa Leje Drejtimi.
Policia Rrugore e Tiranës edhe njëherë falënderon qytetarët për adresimin e shqetësimeve, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke kontribuuar të gjithë së bashku për sigurinë rrugore.

Sigal