VIDEO/ Lezhjani vjedh kasafortën e lokalit të kushëririt në Shëngjin

89

Një 22 vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se është autori i vjedhjes në kasafortën e një lokali në Shëngjin, në pronësi të kushëririt të tij

Shuma monetare e grabitur në kasafortë ishte  7.265 Euro,  120 Paund, 45.300 Lekë ( të reja).

Policia thotë se paratë “i kishte hedhur në një kosh mbeturinash për ti fshehur, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e proves materiale” informoi policia e Lezhës.

Mariglen Lari, 22 vjeç, banues në Lezhë është arrestuar më 31 gusht.

Materialet proçedurale në ngarkim të tij, do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprën penale ” Vjedhja” parashikuar nga neni 134 /1 i Kodit Penal.