VIDEO/ Lëvizte me dy mina me sahat në makinë kapet 26-vjeçari na Vlora. Kontrolli në banesë zbulon…

9
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin “Packages” duke vënë në pranga një të ri, te cilit i janë gjetur 2 mina me sahat në makinë si dhe drogë në banesë.
Sektori për Krimet e Rënda dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP.Vlorë kanë finalizuar operacionin Packages, në të cilin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Roberto Hodaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.
U krye arrestimi i këtij shtetasi pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat policore në mjetin tip “Benz ML”, që përdorej prej tij i janë gjetur dy mina me sahat.
Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës e cila përdorej prej tij, në lagjen “Rilindja”, në dhomën e gjumit iu gjetën nga policia 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 minat me sahat, lënda narkotike, mjeti dhe aparate celular.
Prej DVP.Vlorë dhe Prokurorisë Vlorë po vijon hetimi me metoda speciale dhe proaktive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.