VIDEO/ Kontrollet në lokale, shihni si u kapën të dyshuarit në Lezhë

500
Sigal

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 4 persona gjatë disa kontrolleve nëpër lokale e makina. Armë pa leje, municione, dorgë, mina me telekomandë, shkop policor hekuri etj, janë disa prej gjërave të paligjshme të sekuestruara.

“BalkanWeb” sjell pamje nga operacioni, ku efektivë me unforma të errëta, kapuçë e armë kanë kontrolluar me imtësi të dyshuarit. Kontrollet kanë qenë si në ambientet ku janë kapur ashtu edhe trupore.

Të arrestuarit janë:
– Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana. Në aksin rrugor Milot–Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë.

Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje.

– Gentjan alias Gazmir Elezi, 32 vjeç, banues në Fushë-Mamurras në Kurbin. Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin me vendimin e datës 24 nëntor 2015, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

– Leonard alias Gentjan Tafa, 35 vjeç, banues në Malbardhë. Në Laç, gjatë kontrollit, atij iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pistoletë tip TT, me një krehër me 8 fishekë.

– Eris Gjoni, 20 vjeç, banues në Lezhë. Gjatë kontrollit tek një lokal në Lezhë, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një shkop hekuri policor.