VIDEO/ Kokainë, armë e municione, policia e Shkodrës zbulon bazën e trafikut, pranga 35-vjeçarit (Emri)

490
Një 35-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për trafik droge. Në kuadër të operacionit të antidrogë “DOSES” u bë e mundur arrestimi i Anton Shpatinës si dhe po ndiqet në gjendje të lirë një 25-vjeçar.
Gjatë kontrollit të ushtruar policia gjeti një sasi të vogël kokaine, armë zjarri, municion luftarak si dhe sende të tjera.
NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 17.10.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Anton Shpatina, 35 vjeç, banues në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër,
Si dhe procedohet penalisht dhe ndiqet në gjëndje të lirë shtetasi:
L. K, 25 vjeç, banues në lagjen Ndoc Mazi, Shkodër,
Arrestimi i shtetasit Anton Shpatina u bë pasi në banesën e tij ka shkuar shtetasi L. K për të blerë lendë narkotike, ku gjatë kontrollit personal të bërë nga Policia shtetasit të lartëpërmendur ju gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë
Ndërsa gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Anton Shpatina ju gjet dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 11 doza lëndë e dyshuar narkotike Kokainë, një armë zjarri me fishekë, 9 telefona celularë dhe disa kartëmonedha me vlera të ndryshme.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 283 dhe 278 të Kodit Penal.
Sigal