VIDEO/ Kapet sasi e madhe droge tek ish-rezervat në Skrapar, e pësojnë banorët e zonës

496
Goditet një tjetër rast i prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike në Skrapar ku janë sekuestruar 325 kg Cannabis Sattiva por ata që e kanë pësuar janë 5 banorë të zonës që janë shoqëruar si autorë të dyshuar.
Sipas burimeve zyrtare, sektori për hetimin e narkotikëve dhe trafiqeve në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sattiva dhe në vijim të kontrolleve të vazhdueshme kanë konstatuar se:
Në fshatin Potom, në vendin e quajtur “Xhamia e vjetër”, u gjetën brenda një magazine (ish-rezervat) 17 thasë me peshë 325 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Strukturat e Policisë Berat kanë shoqëruar 5 banorë të zonës dhe kanë filluar hetimin për disa prej tyre, por për shkak të ruajtjes së veprimeve hetimore nuk bëhen të ditur gjeneralitetet e tyre.
Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.
Sigal