VIDEO/ Kapet në flagrancë hajduti në Fier. Ja emri

562
Sigal

Bashkëpunimi me komunitetin ka vënë pranga një 51 vjeçar në Fier, i cili u kap në flagrancë duke vjedhur  në një banesë në fshatin Levan.

Policia në njftimin e saj thotë se pas marrjes së një telefonate në Sallën Operative se në banesën e shtetasit F.K, 53 vjeç, ka hyrë një shtetas i panjohur, i cili dyshohet se po vidhte banesën, menjëherë në vendngjarje ka shkuar patrulla e policisë e cila bëri të mundur kapjen në flagrancë të autorit, si dhe sekuestroi  sendet e vjedhura.

I arrestuari është Pandeli Culi, banues në Levan.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier për veprën penale “Vjedhja”.