VIDEO/ Kapet me 41 kg drogë, arrestohet 56-vjeçari në Përmet. Emri

508
Një sasi prej 41 kg kanabis është sekuestruar në Përmet gjatë një operacioni antidrogë të koduar “Vila” dhe një 56-vjeçar është arrestuar.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Përmet, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se Njazi Çaushi posedonte lëndë narkotike, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar “Vila”.

Si rezultat i operacionit u krye kontroll në banesën e 56-vjeçarit ku rezultoi se: Në automjetin fugon me targa PR 0756 A, i cili ishte i parkuar në oborrin e kësaj banese u gjet një sasi prej 41 kg kanabis. 

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë u bë arrestimi në flagrancë i Çaushit.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Sigal