VIDEO/ Kapet fugoni me 206 kg drogë në Milano, arrestohet shqiptari me italianin

617
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë italiane, njëri prej të cilëve shqiptar, pasi janë kapur me rreth 206 kg marijuanë.
Operacioni është zhvilluar mbrëmë në zonën industriale të komunës Settimo Milanese në Milano.
Dy personat janë arrestuar teksa po shkarkonin lëndën narkotike nga një furgon, raporton media italiane “Il Fatto Quotidiano”.
Të arrestuarit janë një italian 50 vjeç dhe një 52-vjeçar shqiptar me banim në Milano, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Nuk dihet ende origjina e lëndës narkotike.
Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti dhe sekuestroi rreth 62 mijë e 880 euro.
Sigal