VIDEO/ Kapen 2.3 ton drogë në Itali, dyshohet se vinte nga Shqipëria. Reagon policia

474
Të paktën 2 ton e 300 kilogram ton kanabis janë sekuestruar në San Benedetto në Tronto të Italisë, e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria. Në pranga ka përfunduar një shqiptar dhe një italian. Por në lidhje me këtë lajm të publikuar ka reaguar policia shqiptare.
Në lidhje me një sasi prej 2322 kg lënde narkotike të sekuestruar nga GdF në zonën e San Benedetos Itali ju informojmë se;
Gomonia oqeanike ka mundur të shkarkojë në breg të detit lëndën narkotike dhe është larguar në ujrat detare mes Kroacisë dhe Malit te Zi duke i shpëtuar ndjekies së skuadrave të GdF.

Skuadrat e GdF në afërsi të bregut në zonën e San Benedetos kanë sekuestruar lëndën narkotike të hedhur nga gomonia në një sasi prej 2322 kg e dyshuar marjuanë dhe 625 litra benzinë, si dhe kanë arrestuar dy persona të cilët ishin me një furgon gati për të transportuar lëndën narkotike, konkretisht: shtetasi shqiptar rezident në Itali K.D, 24 vjeç dhe shtetasi italian R. A. 63 vjeç.

Vijojnë hetimet e përbashkëta Itali -Kroaci-Mal i Zi dhe Shqipëri, ku ka një shkëmbim intensiv të informacioneve me policine italiane dhe Guardia di Finanza per hetimin e rastit, por nuk ka elemente që lidhin këtë rast trafikimi me Shqiperinë.

Gomonia ka mundur t’i shpëtojë ndjekjes që ka zgjatur disa orë derisa ka humbur gjurmët në ujërat mes Kroacisë dhe Malit të Zi

Vijon kontrolli në det për gjetien e gomones dhe arrestimin e trafikantëve.
Sigal