VIDEO/ Jo vetëm i dehur, ja çfarë zbuloi policia për drejtuesin e mjetit…

675
Policia e Shtetit ka organizuar gjatë fundjavës kontrolle në akset rrugore përsa i takon respektimit të rregullave të qarkullimit. Në një video të postuar në rrjetet sociale nga policia, tregohet drejtuesi i një mjeti që është ndalur pasi ka rezultuar në gjendje të dehur. Por ajo që ka vijuar më pas duhet të ketë habitur vërtet uniformat blu.
“0.40 mg/l. Edhe pa kontroll teknik, pa siguracion e me Leje Drejtimi të cilës i ka mbaruar afati.. 
Të drejtosh mjetin gati në kufijtë e dehjes, e me tërë këto.mangësi në dokumentacion, është e pa pranueshme, premisë për aksident rrugor.
Mos konsumoni alkool kur drejtoni mjetin”, thuhet në komentin që shoqëron videon e mëposhtme.
Sigal