VIDEO/ I vuri tritol makinës së biznesmenit të inerteve, prangoset i riu në Tiranë. Ja emri

650
Kapet dhe ndalohet autori i dyshuar i shkatërrimit të pronës me lëndë eksplozive tek rruga “Liqeni i Thatë”. Gjithashtu ky person ishte i shpallur në kërkim për vjedhje të kryer në bashkëpunim.
Personi i ndaluar i dënuar më parë për shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.
Në pranga është vënë, Klajdi Gjeçi, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu ky person dyshohet si autor për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, tek rruga “Liqeni i Thatë”, ku pranë një pikë inertesh është vendosur lëndë eksplozive automjetit në pronësi të shtetasit Noke Rajtes.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Sigal