VIDEO/ I shtrirë në tokë dhe i rrethuar me policë të armatosur. Si u kap trafikanti në Fushë-Krujë

89
Policia e Durrësit ka arrestuar dy të rinj pasi janë kapur me një makinë plot me drogë në fshatin Luz të Fushë-Krujës.
Në videon e operacionit, shfaqet momenti i arrestimit të një prej trafikantëve, i cili shtrihet në tokë nga policët, dhjetëra të tillë të armatosur që i rrinë mbi kokë. Në xhepin e brendshëm të xhupit duket edhe koka e armës së zjarrit e veshur me ngjitës.
Ndërsa në makinë, në pjesën e pasme ka qese të mbushura me drogë, ashtu si edhe në bagazh ku ka thasë.
Dy të arrestuarit janë Lek Biba, 33 vjeç dhe Jurgen Tufa, 23 vjeç, të dy banues në Luz, Fushë-Krujë. Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit F.B., 32 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.
Ndërkaq policia ka sekuestruar rreth 44 kg lëndë narkotike e dyshuar e Cannabis Sativa dhe dy armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Ecol Special 99″, kalibri 9 mm me krehër dhe fishekë.