VIDEO/ I jepet lamtumira e fundit modeles shqiptare Adea Shabani

696
Aktorja Adea Shabani nga Shkupi sot luajti episodin e fundit të serialit të saj të quajtur “jetë” Këtë ndarje më së shumti e vuajti nëna e saj, e cila mundohej të qëndronte stoike. Aktorja shqiptare u varros sipas ritualeve fetare në varrazat e Butelit, të Shkupit. Për ta shoqëruar në stacionin e fundit kishin ardhur familjarë dhe miq të shumtë nga shtete të ndryshme. Kjo tregon se aktorja 25 vjeçare, ka qenë miqësore dhe e dashur. Këtë e pohuan edhe shoqet e saja që e morën fjalën në mbledhjen komemorative.
“Në disa nga bisedat tona në Skype, ajo ka qenë e shoqëruar me lodra nga Disney dhe me një buzëqeshje të pafajshme, nuk pranonte kritika që tani është e rritur. Me të njejtën buzëqeshje që mbante kur hante ushqimin e saj te preferuar, këtë buzëqeshje kishte edhe për përcjelljen e ëndërrave të saj dhe kur shihte se si po realizohen ëndrrat e te tjerëve”, tha Zoja Suroi. Shoqja tjetër e cila vinte nga Shtetet e Bashkuara, Elizabeth kujtoi momentet gazmore me Adean.
“Sa të qeshura ishim dhe sa të lumtura. Gjitha ato kohëra perfekte me ty. Faleminderit për këto kujtime e dashura ime. Falemnderit që më deshte pa kushte. Në të mirë, në të keq, në varfëri dhe në pasuri. Në momnte qesharake dhe të hidhura. Falemnderit që më deshte pa paragjykime . besoj që din që edhe unë të dua ty”, tha Elizabeth Che. Ngushëllime shprehën edhe miqtë e tjerë, të cilët nga pamundësia për të ardhur në mbledhje përkujtimore, kishin përgatitur një video-material, raporton Tv21.tv
“Më shumë nga gjithçka më mungon momenti kur lëviznim me makinë dhe dëgjonim muzikë. Tërë kohës luanim dhe xhironim. Pas kësaj shkonim të hanim diçka, ndonjë fast-food ose të pinim kafe. Kjo më mungon te ti. Ta dish se askush s’mund ta ndryshojë këtë dhe askush s’mund të të zëvendësojë”, Adea. Adea për herë të fundit, është parë e gjallë më 23 shkurt të këtij viti, në afërsi të shtëpisë së saj, në Hollivud.
Pas zhdukjes së saj, prindërit angazhuan detektiv privat për kërkimin e të bijës. Ata ofruan 25 mijë dollarë edhe për informacionin më të vogël që kishte të bëjë me të ndjerën, mirëpo kjo rezultoi pa sukses. Nga ajo që thuhet deri tani nëpër mediat amerikane, vdekja e 25 vjeçares lidhet me emrin e të dashurit të saj 33 vjeçar, Kris Spoc. Ky person për të mos i rënë në dorë policisë, kreu vetëvrasje. Adea do të kujtohet si një vajzë e zgjuar dhe ambicioze, e dashuruar pas gjërave të bukura në jetë. Ajo nuk arriti të realizojë deri në fund ëndrrën e saj madhore, që një ditë të rreshtohet pranë ikonave të mëdha të skenës së Hollivudit, ku dhe kaloi pjesën e fundit të jetës.
Sigal