VIDEO/ I gjendet tritol dhe municione, arrestohet një person në Kurbin. Emri

581
Sigal

Sekuestrohen lëndë plasëse në Kurbin. Janë gjetur gjatë kontrolleve të policisë edhe drogë dhe municione

Eshte arrestuar një përson dhe ai është Zef Marku 34 vjecar pasi në benesen e tij u gjeten droga dhe municionet.

Ja njofimi i policisë:

Arrestimi i Zef Markut u bë në kuadër të kontrolleve policore me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim, si dhe zbardhjen e dokumentimin e ngjarjeve të mëparshme.

Gjatë kontrolleve, janë  shoqëruar në ambientet e policisë për verifikim 10 persona,  kryesisht me precedentë penalë për   armëmbajtje pa leje , vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.

Në banesën e Zef Markut u gjetën:

– 2 kallepë lëndë plasëse TNT

– 3 kapsolla elektrodetonatore

– 1 granatë difensive

– 310 fishekë model 56

– 130 gr. lëndë narkotike e dyshuar Marijuanë

– 1 mjet me targa që i përkasin një mjeti tjetër

– 20 celularë dhe 3 numra telefoni

– 20 vegla pune të ndryshme (motosharra, pompa uji, saldatriçe, gur fresibël etj.)

– 13 pajisje elektronike (laptop, magnetofon, 6 aparate fotografike digitale etj)

– 6 pajisje elektroshtëpiake ( televizor, hekura, pajisje vakumi etj.)

– 3 kuti me aksesorë të ndryshëm (kaçavida, çelsa)

– pajisje makinash (3 çelësa automjetesh , aparate navigatore, aparate për karikim baterish) etj.

“Këto materiale dyshohen të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale e vjedhjes së banesave, magazinave, serviseve etj, të ndodhura në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Kurbin, për të cilat po punohet për dokumentimin ligjor të tyre”,

Po ashtu policia thotë se kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Lezhës, me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë.