VIDEO/ I dehur dhe me shpejtësi, i riu me “Benz ML” e pëson keq nga policia

612
Policia e Rrugore e Tiranës vijon kontrollet në kryeqytet për penalizimin e shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Në faqen zyrtare të policisë së shtetit policia tregohet momenti i ndalimit të një 30 vjeçari në Bulevardin “Gjergj Fishta”, ku matja e radarit tregon shpejtësinë 92 km/h + 0.40 mg/l në brendësi të qytetit.
“Drejtuesi i mjetit Mercedes Benz ML, 30 vjeçari V.M, nga Tirana, u konstatua nga Radari me 92 km/h, ku shpejtesia e lejuar 40 km/h, dyfish mbi normat e lejuara,” shkruan policia.
Drejtuesit iu bë dhe testi i alkoolit dhe ka rezultuar i dehur. “Një kombinim i frikshëm shkeljesh për karakteristikat e rrugës dhe reagimin e drejtuesit me një përqëndrim alkoli në nivele të tilla dhe me këtë shpejtësi, duke rrezikuar jetën e tij dhe të përdorueseve tërrugës”, deklaron Policia Rrugore.
Sigal