VIDEO/ Grabitja në Kamëz me një të vdekur, policia në kërkim të armës së krimit

532
Policia e Tiranës po vijon kontrollet për gjetjen e armës së krimit që përdorën autorët e grabitjes në Kamëz, ku mbeti ivrarë Agim Buci dhe u plagos gruaja e tij. Ngjarja në fjalë ndodhi në 25 prill, në dyqanin e familjes Buci.
Në aksionin në lumin e Tërkuzit tek ura e “Zgafnorit” në Njësinë Administrative Zallherr marrin pjesë Forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Renean dhe forcat zjarrëfikse po vijojnë kërkimet me mjete speciale të kërkimit.
Sigal


NJOFTIMI I POLICISË

Vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e armës së krimit në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Kamëz më datë 25 Prill ku humbi jetën shtetasi A.B dhe mbeti e plagosur bashkëshortja e tij shtetasja M.B.

Forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Renean dhe forcat zjarrëfikse po vijojnë kërkimet me mjete speciale të kërkimit në lumin e Tërkuzit tek ura e “Zgafnorit” në Njësinë Administrative Zallherr.

Në vendin ku autori ka deklaruar se ka hedhur armën, me fadroma është devijuar lumi dhe me motopompa po punohet për heqjen e ujit.

Vendi ku dyshohet se autori ka hedhur armën është në afërsi të vendit ku u gjetën edhe provat e tjera materiale. Kërkimet do vijojnë përgjatë shtratit të lumit në zonën ku u gjetën provat e tjera materiale.

7ce04b3c-56c1-48c3-9f95-4870d8089f2c

e271ca71-fb64-41f3-9614-fec02bbf394c

f9621e93-211f-4776-af9c-1f661e8834a8 (1)

f9621e93-211f-4776-af9c-1f661e8834a8


(ed.me/BalkanWeb)