VIDEO/ Gomonia me drogë në Itali, arrestohen dy oficerë policie në Vlorë. Ja emrat

895
Policia italiane ka kapur mëngjesin e sotëm një gomone me 500 kilogramë kanabis sativa. Ndërsa në Itali janë arrestuar dy skafistët në Vlorë janë prangosur dy oficerë policie
Policia e Shtetit bën të ditur se përmes informacioneve konfideciale mësoi se gomonia dyshohej se mund të përdorej për trafik. 
Në këtë moment Policia njoftoi palën Italiane nëpërmjet Grupit të Kufirit Detar të Guardia di Finanza të vendosur në Durrës dhe Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Shqiptare në Itali dhe ka nisur operacioni i ndjekjes nga ajri dhe deti, përfshirë misionin FRONTEX.
Në Itali janë arrestuar 2 trafikantët shqiptarë K. Skëndaj, 45 vjeç dhe F. Soda, 34 vjeç, për trafik ndërkombëtar droge. Marijuana e sekuestruar është rreth 500 kg.
 
Hetimet gjithashtu kanë dokumentuar se 2 punonjës të Policisë Kufitare në “Tri Port” nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e mjetit lundrues tip gomone, i cili u kap në Brindizi me lëndë narkotike. Rezulton se mjeti lundrues, i cili figuron i regjistruar me dokumentacion në Stacionin Kufitar, ka hyrë në brendësi të Pikës “Tri Port” dhe pa u regjistruar ka dalë më pas në det.
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA), Vlorë, arrestoi 2 punonjës të Stacionit të Policisë Kufitare në ‘Tri Port’, N/Komisar Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor.
Ndalimi i tyre është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
Hetimet po vijojnë në bashkëpunim me palën Italiane.
Sigal