VIDEO/ Goditet grupi i fuqishëm i trafikut të drogës, dhjetëra të arrestuar

921
Një operacion i madh antidrogë ka çuar në pranga dhjetëra persona, ndërsa policia ka shkatërruar një grup të trafiku të lëndëve narkotike. Operacioni është bërë gjatë natës në Terni, Itali dhe në të kanë marrë pjesë 150 punonjës policie.
Përveç arrestimeve, janë sekuestruar edhe dhjetëra kilogramë lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, shkruan SYRI.net.
Në këtë aksion kanë marrë pjesë policë të Kuesturës së Rumës, Peruxhia, Viterbos, Arezzos dhe Reparti i Parandalimit të Krimit.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e vendit fqinj, gjatë këtij operacioni është shkatërruar komplet një grup i trafikut të drogës, ku bënin pjesë, shqiptarë, italianë, tunizian dhe peruanë.
Sigal