VIDEO – FOTO/ I sekuestrohen 80 doza heroinë, arrestohet. Emri

534
Aldi Përfundi, 34 vjeç është vënë në pranga nga policia që ka sekuestruar 80 doza heroinë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij në Gramsh dhe gjatë kontrollit fizik u gjet dhe u sekuestrua sasia e drogës.
Gjithashtu u sekuestrua automjeti i tij me targa “AA 007 BE”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” .

Operacioni “Start” u finalizua në kuadër të një hetimi proaktiv të ndjekur prej kohësh me metoda speciale të hetimit, njofton policia.
Sigal