VIDEO – FOTO/ Arrestohet autori i plagosjes së trefishtë në Shkodër. Ja kush është

506
Aurel Ahi, autori i plagosjes së trefishtë mesditën e sotme në Shkodër, raportohet se është arrestuar nga autoritet policore të Malit të Zi.

Lajmi bëhet i ditur nga burime nga Policia e Shkodrës, ndërkohë që arrestimi e 25-vjeçarit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

I riu, pas atentatit, ka tentuar të largohej nga Shqipëria. Ai është parë nga banorë të fshatit Krajë teksa ecte në këmbë, i lodhur dhe me tesha me gjak. Banorët kanë lajmëruar policinë, që ka arrestuar të riun, i cili nuk ka bërë rezistencë. Sipas të dhënave, ai njihej si një person problematik. 


Sigal