VIDEO/ Forcat Speciale operacion në Elbasan, kush është i shumëkërkuari për drejtësinë italiane

595
Një 45-vjeçar, i kërkuar prej vitesh është vënë në pranga nga policia e Elbasanit. Kanë qenë forcat speciale që kanë organizuar operacionin për kapjen e tij.
Afrim Tarelli ishte dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg për veprën penale “Trafikim të narkotikëve, kryer në bashkëpunim”
Ndalimi i tij u bë më qëllim ekstradimi në shtetin Italian.
“FNSH Tiranë në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar:
Afrim Tarelli (Zeneli), 45 vjeç banues në Elbasan
Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi shtetasi i lartpërmendur, është shpallur në kërkim nga Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana më datë 25.03.2014, pasi Gjykata e Apelit Torino me vendim të datës 22.04.2011, e ka dënuar me 6 vjet e 10 muaj burg për veprën penale “Trafikim të narkotikëve kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian. Ndalimi i tij, u bë me qëllim ekstradimi në shtetin Italian.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal