VIDEO/ Forca Detare shqiptare shpëton 100 emigrantë sirianë në detin Egje. Ja operacioni i anijes ‘Oriku’

425
Forca Detare shqiptare me mision në detin Egje ka arritur të shpëtojë 100 emigrantë, shtetasit sirianë, mes të cilëve 39 fëmijë dhe 16 gra që ishin nisur nga brigjet turke drejt ishullit Kios në Greqi
Sipas procedurës, anija Oriku njoftoi anijen komandë të misionit, si dhe rojet bregdetare turke e greke. Shpëtimi i 100 emigrantëve sirianë u bë në 2 operacione të ndryshme.
Gjatë 1 viti në operacionin e NATO-s në Egje, ekuipazhet e Orikut kanë shpëtuar më shumë se 800 emigrantë.
Sigal